string(107) "gruaja-e-tij-ia-beri-like-vuciqit-hill-ajo-pelqen-pa-kujdes-shume-gjera-ne-instagram-seshte-qendrim-politik"

Lajme

Gazeta Express

15/01/2024 13:46

Gruaja e tij ia bëri “like” Vuçiqit, Hill: Ajo pëlqen pa kujdes shumë gjëra në Instagram, s’është qëndrim politik

Lajme

Gazeta Express

15/01/2024 13:46

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill ka komentuar një “like” që bashkëshortja e tij ia ka dhënë një fotografie në Instagram ku shiheshin presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ambasdaori i Rusisë atje, Aleksandar Bocan Harçenko.

“Çfarë do të thotë kjo – se ajo e mbështet bashkëpunimin mes Vuçiqit dhe ambasadorit rus”, u pyet Hill në një intervistë për gazetën serbe, Nova.

“Gruaja ime ndjek/pëlqen pa kujdes shumë gjëra në Instagram. Mendoj se ishte një foto që i ‘pëlqeu’ dhe mendoj se ajo mendoi se ishte ndonjë shkollë. Nuk është padyshim një qëndrim politik, por gjithashtu nuk duhet të jetë diçka në të cilën do të përfshiheshin gazetarët seriozë”, tha Hill, përcjell Gazeta Express.

Ai u pyet nëse “like” i gruas së tij konstaton se ai si ambasador ka marrëdhënie të mira private me Vuçiqin.

“Kam marrëdhënie të përshtatshme me një numër të madh njerëzish. Unë jam ambasadori amerikan dhe të jeni të sigurt që punoj me njerëz të ndryshëm, duke filluar nga përfaqësuesit e qeverisë. Kjo është puna ime”, tha Hill.