Gruaja e Lionel Messi bën me dije dietën e yllit argjentinas - Gazeta Express
string(60) "gruaja-e-lionel-messi-ben-me-dije-dieten-e-yllit-argjentinas"

Futboll

Gazeta Express

13/02/2026 20:55

Gruaja e Lionel Messi bën me dije dietën e yllit argjentinas

Futboll

Gazeta Express

13/02/2026 20:55

Deklarata e bashkëshortes së Lionel Messit, Antonella Roccuzo, ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave, pasi ajo foli hapur për stilin e jetesës së shëndetshme që ndjek familja e tyre.

Antonela theksoi se rutina ushqimore e yllit argjentinas është thelbësore për shkak të natyrës së profesionit të tij, duke zbuluar se dieta dhe kujdesi për trupin janë pjesë e pandashme e përditshmërisë së tyre.

“Bashkëshorti im duhet të jetë gjithmonë në dietë për shkak të natyrës së punës së tij, ndaj duhet të ushqehemi shëndetshëm”, u shpreh ajo, duke nënvizuar rëndësinë e disiplinës në ushqim për performancën sportive.

Ajo shtoi se familja Messi përpiqet të ndjekë një stil jetese sa më natyral dhe të shëndetshëm: “Ne nuk konsumojmë alkool dhe nuk pimë duhan, përpiqemi që gjithçka të jetë organike; gjithçka është e ndërlidhur – ushtrimet, ushqimi, shëndeti mendor – është një mënyrë jetese.”

Deklarata e Antonelës tregon edhe një herë se suksesi i Messit nuk lidhet vetëm me talentin në fushë, por edhe me një mënyrë jetese të disiplinuar, ku ushqimi i shëndetshëm, aktiviteti fizik dhe mirëqenia mendore shihen si një paketë e vetme.

Lionel Messi, tetë herë fitues i Topit të Artë, zhvillon futbollin e tij tek Inter Miami në MLS./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement