Gruaja e Jakup Krasniqit: Gjykata të mos shpall aktgjykim dënues në emër të popullit - Gazeta Express
string(83) "gruaja-e-jakup-krasniqit-gjykata-mos-te-shpall-aktgjykim-denues-ne-emer-te-popullit"

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 17:29

Gruaja e Jakup Krasniqit: Gjykata të mos shpall aktgjykim dënues në emër të popullit

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 17:29

Bashkëshortja e Jakup Krasniqit ka bërë thirrje që të organizohen edhe protesta tjera deri në lirimin përfundimtar të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Në protestën e organizuar sot nga OVL UÇK, bashkëshortja e Krasniqit tha se Gjykata Speciale nuk duhet të shpallë aktgjykim dënues në emër të popullit, pasi që populli përmes protestës po kërkon lirimin e tyre.

“Jam shumë e emocionuar, gjykata duhet ta ketë parasysh që aktgjykimin dënues nuk duhet ta marrë ne emër të popullit, ky është emri i popullit, ne presim që ata të lirohen shumë shpejt. Është dashur edhe më herët të organizoheshin protesta dhe nuk duhet të ndalen deri në gjykimin përfundimtar”, ka thënë ajo.