Gruaja e Diogo Jotës në lot para morgut, ngushëllohet nga të afërmit - Gazeta Express
string(67) "gruaja-e-diogo-jotes-ne-lot-para-morgut-ngushellohet-nga-te-afermit"

Futboll

Gazeta Express

04/07/2025 0:17

Gruaja e Diogo Jotës në lot para morgut, ngushëllohet nga të afërmit

Futboll

Gazeta Express

04/07/2025 0:17

Një skenë e rëndë emocionale është shënuar këtë pasdite në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Zamorës në Spanjën veriore, ku Rute Jota, gruaja e futbollistit të njohur portugez, Diogo Jota ka mbërritur për të përballuar momentin më të dhimbshëm të jetës së saj.

Diogo Jota, ylli i Liverpoolit, humbi jetën bashkë me vëllain e tij, Andre Silva, në një aksident tragjik që ka tronditur botën e futbollit dhe më gjerë. Rute Jota ishte në mesin e të afërmve që u panë duke qarë dhe duke ngushëlluar njëri-tjetrin në ambientet e morgut, ku dhimbja dhe trishtimi kishin pushtuar gjithçka.

Sipas mediave spanjolle, ishte pikërisht Rute ajo që ndihmoi autoritetet në identifikimin e trupit të bashkëshortit të saj. Një akt i rëndë, por i domosdoshëm, që vetëm forca e një gruaje që ka ndarë jetën me Jotën që nga adoleshenca, mund ta përballonte. Ata ishin bashkë prej vitesh dhe kishin ndërtuar një familje me tre fëmijë.

Pamje të publikuara nga mediat spanjolle tregojnë momentin kur trupi i Diogo Jotës largohet nga morgu me veturë funerale.

VIDEO