Gropa gjigande hapet përpara spitalit në Bangkok, përpin makinat      - Gazeta Express
string(63) "gropa-gjigande-hapet-perpara-spitalit-ne-bangkok-perpin-makinat"

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 9:47

Gropa gjigande hapet përpara spitalit në Bangkok, përpin makinat     

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 9:47

Një gropë 50 metra e thellë u hap përpara një spitali në Bangkok mëngjesin e së mërkurës, duke përpirë makina dhe shtylla elektrike në një shembje që la të tronditur banorët e qytetit.

Autoritetet lokale mbyllën rrugët përreth Spitalit Vajira në pjesën historik të kryeqytetit tajlandez rreth orës 7 të mëngjesit kur u shfaq krateri, duke çarë tubat që nxirrnin rrëke uji, ndërsa edhe linjat e energjisë u shembën.

Gropa rreth 50 metra e thellë, u shfaq përpara ndërtesës publike dhe përhapi panik ndërsa shtëpitë përreth u evakuuan, ndërsa incidenti lidhet me ndërtimin e një stacioni metroje aty pranë.

Guvernatori i Bangkokut, Chadchart Sittipunt, i cili nxitoi në vendngjarje për të vlerësuar situatën, tha se fundosja e rrugës ndodhi mbi lidhjen midis tunelit për trenin me dy binarë dhe një stacioni të ri të planifikuar.

“Sapo toka rrëshqiti në tunel, i gjithë tuneli u shemb. Gjithashtu, një tub u thye dhe uji e bëri situatën edhe më të vështirë”, tha Sittipunt.

Tani për tani po vlerësojmë dëmet, besojmë se spitali duhet të kursehet. Por duhet ta mbyllim menjëherë gropën, përpara se të shembej edhe gjithçka tjetër.”