Grisja e flamurit izraelit nga protestuesja në Tiranë, Latifi: E kam ditur se një dorë e zezë është pas tyre - Gazeta Express
string(106) "grisja-e-flamurit-izraelit-nga-protestuesja-ne-tirane-latifi-e-kam-ditur-se-nje-dore-e-zeze-eshte-pas-tyre"

Lajme

Gazeta Express

21/06/2026 20:28

Grisja e flamurit izraelit nga protestuesja në Tiranë, Latifi: E kam ditur se një dorë e zezë është pas tyre

Lajme

Gazeta Express

21/06/2026 20:28

Profesori Blerim Latifi thotë se “një dorë e zezë”, një “Crna Ruka” (organizatë famëkeqe serbe) qëndron pas protestave në Tiranë.

“E kam ditur që nga dita e parë: një dorë e zezë është pas tyre. Një Crna Ruka”, shkroi ai në një postim në Facebook, duke komentuar kështu heqjen e flamurit izraelit nga Ambasada e Izraelit në Tiranë dhe grisjen e tij nga një protestuese mbrëmë.

“Për të mobilizuar masën e nevojshme, u desh të maskoheshin me flamuj kombëtarë e me plisa të bardhë. Dhe shumë shqiptarë, që kanë 1000 arsye të tjera për të protestuar, u besuan dhe u derdhën në shesh”, shkroi Latifi.

“Sa e sa herë gjatë historisë ia kanë bâ gjamën Shqipërisë duke mbajtur në gojë emrin e saj”, shtoi ai.

Mediat kanë publikuar pamje që tregonin se një vajzë hoqi flamurin izraelit të vendosur në Ambasadën e Izraelit në Tiranë dhe e grisi atë gjatë kohës kur protestues të shumtë po marshonin në rrugët e kryeqytetit të Shqipërisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement