string(92) "gripi-i-shpendeve-banoret-nuk-ka-ardhur-asnje-veteriner-pulat-e-ngordhura-i-hodhem-ne-perrua"

Shqiperi

Gazeta Express

10/06/2021 12:25

Gripi i shpendëve/ Banorët: Nuk ka ardhur asnjë veteriner, pulat e ngordhura i hodhëm në përrua

Shqiperi

Gazeta Express

10/06/2021 12:25

Banorët e fshatit Halil në Fushë –Krujë kanë folur për mediat rreth gripit të shpendëve në zonë të cilët janë shprehur se asnjë veteriner nuk ka shkuar për ti pyetur ata rreth situatës.

Në intervistë janë marrë disa banorë të zonës të cilët thonë se i kanë ngordhur pulat edhe pse i kanë vaksinuar dhe asnjë autoritet nuk është marrë me këtë çështje. Banorët janë shprehur se pasi i kanë ngordhur shpendët ata i kanë  hedhur në përrua gjë e cila mund të përbëjë një burim infeksioni edhe për banorët.

‘Jo jo, asnjë veteriner nuk ka ardhur, as nuk i njohim, unë si pata vaksinuar, por dhe ata që i patën vaksinuar iu sëmurën. Mua më kanë ngordhur 20 pula dhe pasi ngordhën i hodha në një përrua ’, shprehen banorët e zonës.

Disa ditë më parë Ministria e Bujqësisë njoftoi se në vendin tonë janë identifikuar tre vatra të gripit të shpendëve, dhe është ndaluar përkohësisht importi i mishit nga disa shtete. Sëmundja është e pranishme në 3 vatra, që ndodhen respektivisht në Njësinë Administrative Fushë- Krujë, në Njësinë Admistrative Dajt dhe në Njësinë Administrative Bujan.