Grillitsch i ofrohet Milanit si lojtar i lirë - Gazeta Express
string(45) "grillitsch-i-ofrohet-milanit-si-lojtar-i-lire"

Sport

Gazeta Express

05/08/2022 9:00

Grillitsch i ofrohet Milanit si lojtar i lirë

Sport

Gazeta Express

05/08/2022 9:00

Florian Grillitsch mund të vazhdojë karrierën e tij në Serie A.

Sipas gazetarit italian, Nicolo Schira, Milanit i është ofruar mundësia për të nënshkruar me 26-vjeçarin, përcjell Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kampionët e Italisë mund të nënshkruajnë me Grillitschin si lojtar të lirë, pasi atij më 30 qershor i skadoi kontrata me Hoffenheimin.

Përfaqësuesit e 26-vjeçarit mund të kenë ndikim të madh në këtë lëvizje, pasi të njëjtin kanë klient edhe Davide Calabrian e Milanit.

Ata ishin ndërmjetës edhe në kalimin e Divock Origit nga Liverpooli në “San Siro”.

Florian Grillitsch në pesë sezonet e fundit u aktivizua te Hoffenheimi, teksa më herët ka luajtur edhe te Werder Bremeni. /Gazeta Express/