Griezmann bëri gabim të madh që shkoi në Barcelonë – thotë ish-ylli i Barçës - Gazeta Express
string(74) "griezmann-beri-gabim-te-madh-qe-shkoi-ne-barcelone-thote-ish-ylli-i-barces"

Futboll

Gazeta Express

23/02/2021 8:44

Griezmann bëri gabim të madh që shkoi në Barcelonë – thotë ish-ylli i Barçës

Futboll

Gazeta Express

23/02/2021 8:44

Jeremy Mathieu beson se Antoine Griezmann bëri gabim që e braktisi Atletico Madridin për t’iu bashkuar Barcelonës.

Griezmann iu bashkua Barçës në verën e vitit 2019, por ka hasur në vështirësi për ta treguar formën e mirë që e kishte në Atletico që prej atëherë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Këtë sezon ai po bën mirë, por Barça si ekip po vuan dhe Mathieu beson se bashkatdhetari i vet gaboi që e ndërroi Wanda Metropolitanon për Camp Nou.

“Griezmann i Barçës nuk është në nivelin që ishte në Atletico. Sipas mendimit tim, ai bëri gabim që shkoi në Barcelonë”, tha Mathieu.

Mathieu, i cili i kaloi tri sezone në Barcelonë, shtoi: “Në Atletico, Griezmann ishte shumë i rëndësishëm dhe nuk e di nëse e ka atë rëndësi edhe në Barcelonë”./Gazeta Express/