string(111) "greva0-e-punetoreve-te-pastrimit-rama-e-panevojshme-keqperdorimi-i-tyre-per-qellime-politike-sduhet-te-vazhdoje"

Lajme

Gazeta Express

22/05/2025 12:02

Greva e punëtorëve të ‘‘Pastrimit’’, Rama: E panevojshme, keqpërdorimi i tyre për qëllime politike s’duhet të vazhdojë

Lajme

Gazeta Express

22/05/2025 12:02

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pasi që punëtorët e Kompanisë rajonale të mbeturinave “Pastrimi”, kanë nisur grevën e para ndërtesës së kësaj komune, duke e cilësuar këtë veprim si të ”panevojshëm”, shkruan Gazeta Express.

Rama, tutje, ka thënë edhe se të njëjtit janë duke u keqpërdorur për qëllime politike dhe se kjo është diçka e papranueshme që nuk duhet të vazhdojë.

‘‘Siç ju kemi njoftuar, Kryeqyteti ka nënshkruar kontratën me Kompaninë Regjionale të Pastrimit, në vlerë prej 1.5 milion euro, për mirëmbajtjen dhe pastrimin e hapësirave publike në qytet’’, ka shkruar ai mes tjerash.

I pari i kryeqytetit ka deklaruar edhe se po presin nënshkrimin e kësaj kontrate me qëllimin që punëtorët t’i kthehen punës dhe angazhimit të tyre.

Postimi:

Të nderuar qytetarë,

Ka kohë që Kryeqyteti është angazhuar për zgjidhjen e situatës së krijuar me mbeturinat në Kryeqytet.

Prandaj, konsiderojmë se grumbullimi i punëtorëve të KRM “Pastrimi” para objektit të Komunës është i panevojshëm. Keqpërdorimi i tyre për qëllime politike nga menaxhmenti është i papranueshëm dhe nuk duhet të vazhdojë.

Siç ju kemi njoftuar, Kryeqyteti ka nënshkruar kontratën me Kompaninë Regjionale të Pastrimit, në vlerë prej 1.5 milion euro, për mirëmbajtjen dhe pastrimin e hapësirave publike në qytet.

Presim nënshkrimin e kësaj kontrate edhe nga Kompania Regjionale “Pastrimi”, me qëllim që punëtorët t’i kthehen punës dhe angazhimit të tyre në Kryeqytet. /GazetaExpress