Greva të mundshme për koeficientin e pagave, Murati: Mund ta caktojë gjithkush me tahmin, por ne jemi shtet - Gazeta Express
string(104) "greva-te-mundshme-per-koeficientin-e-pagave-murati-mund-ta-caktoje-gjithkush-me-tahmin-por-ne-jemi-shtet"

Lajme

Gazeta Express

01/02/2023 11:13

Greva të mundshme për koeficientin e pagave, Murati: Mund ta caktojë gjithkush me tahmin, por ne jemi shtet

Lajme

Gazeta Express

01/02/2023 11:13

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka arsyetuar caktimin e vlerës së koeficientit prej 105 eurove, duke thënë se përveç rritjes ka pasë edhe krijim të një sistemi të barabartë të pagave.

I pyetur për greva apo protesta të mundshme në shenjë pakënaqësie, Murati tha se përfaqëson shtetin dhe se s’mund të vendosë koeficient me të qëlluar.

Lexo Edhe:

“Shifra dhe vlera të koeficientit me të qëlluar dhe me tahmin mund të japë gjithkush, por ne jemi shtet, jemi qeveri dhe vlerat dhe shifrat duhet të bëhen në bazë të llogaritjeve të sakta dhe hapësirave dhe kufijve ligjorë që i kemi”.  

Murati tha se ka rritje të buxhetit për paga dhe se kjo do të shpërndahet gati tek të gjithë, raporton Gazeta Express.

“Buxheti që kemi nda për vitin aktual për pagat është 745.5 milionë euro, pra krahasuar me vitin paraprak 105 milionë euro është me i lartë. Pra, kjo 105 milionë euro shpërndahet si rritje te pothuajse të gjithë ata, sidomos te ata me paga më të ulëta”.

Murati tha shpreson se kjo do të mirëpritet nga të gjithë kur ta shohin edhe efektin real.

“Hamendësimet me vlera të ndryshme që merren nga ajri dhe pa përllogaritje mund të jenë edhe në nivele të imagjinares, mirëpo ato nuk qëndrojnë dhe nuk janë të sakta, si dhe janë të pamundshme. Ne mund të flasim cka është e mundur dhe konsideroj që me një rritje të tillë është bërë një hap shumë i mirë, sepse rritja ka qenë efekti dytësor, efekti parësor ka qenë të vihet një sistem i barabartë dhe i drejtë dhe besoj që kjo të vlerësohet nga shërbyesit civilë”.