Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, bëri të ditur se greva e punëtorëve të sigurimit fizik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pritet të përfundojë sot (e martë), pas nënshkrimit zyrtar të kontratës për tender me kompaninë fituese.
Azemi tha se të gjitha procedurat janë përmbyllur dhe punëtorët do të kthehen në vendet e tyre të punës.
“Të gjitha procedurat kanë përfunduar. Të martën (sot) pritet vetëm nënshkrimi. Të gjitha përgatitjet janë bërë dhe për kontratë mbetet vetëm nënshkrimi i operatorit të ri. Greva sot në orën 11:00 zyrtarisht do të mbyllet dhe të gjithë punëtorët që kanë qenë në sistemin e punës nesër do të jenë në vendet e tyre të punës. Këta punëtorë do të kenë kushtet më të mira sesa i kanë pasur, sepse shuma e mjeteve tani është më e madhe. Jemi dakorduar me drejtorin e ShSKUK-së të rishikojmë kontratën me përpikëri dhe në momentin që sindikata është aktive, kemi mbështetjen e drejtorit”, tha Azemi.
Edhe kryetari i Shoqatës sindikale në QKUK, Hakif Sylejmani, konfirmoi se nënshkrimi i kontratës për tender me kompaninë fituese do të bëhet të martën (sot) , pas së cilës do të pezullohet zyrtarisht greva.
“Kemi raporte shumë të mira edhe me stafin e QKUK-së dhe me administratën e prokurimit. Sot në orën 10:00 do të presim drejtorin e kompanisë për të nënshkruar kontratën dhe me atë nënshkrim të kontratës, së bashku me drejtorin e QKUK-së do të dalim dhe të pezullojmë grevën. Jemi të bindur që sot do të nënshkruhet një kontratë me kompaninë, e cila është fituese dhe e cila do ta marrë tenderin. Dhe ne do të bëjmë kontratë me atë kompani dhe do të fillojmë punën sa më shpejt që është e mundur”, tha Sylejmani.
Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, hapi vendndodhjen e saj të sapo ndërtuar në...