Greva e punëtorëve të sigurimit fizik në QKUK vazhdon, të hënën hapen ofertat e reja - Gazeta Express
string(83) "greva-e-punetoreve-te-sigurimit-fizik-ne-qkuk-vazhdon-te-henen-hapen-ofertat-e-reja"

Lajme

Gazeta Express

18/07/2025 12:26

Greva e punëtorëve të sigurimit fizik në QKUK vazhdon, të hënën hapen ofertat e reja

Lajme

Gazeta Express

18/07/2025 12:26

Greva e punëtorëve të sigurimit fizik në QKUK po vazhdon. Këta punëtorët kanë hyrë në grevë më 11 korrik, për shkak të moszgjidhjes së çështjes së punësimit të tyre në QKUK, raporton Ekonomia Online.

Por, kryetari i Sindikatës së sektorit privat, Jusuf Azemi, sot bëri të ditur se të hënën do të hapen ofertat e reja, në kuadër të procesit të tenderimit, raporton Ekonomia Online.

“Përfundimisht kryetari i Shoqatës (së Sigurimit Fizik të QKUK-së) me drejtorin e SHSKUK-së dhe me drejtorin e QKUK-së kanë ardhur në përfundim që të të hënë hapen ofertat e reja. Shumë normale se ne si Sindikatë e kemi vetëm një mundësi: nëse kompanitë nuk merren vesh mes vete, nuk pajtohen , do t’i tregojmë edhe ne dhëmbët tanë se këto kompani që të gjitha nuk e kanë respektuar ligjin.

Do të kërkojmë nga kompanitë që së paku neve të na e falin dy muaj, derisa të përfundojë tenderimi i këtij procesi të rregullt. Do të kërkojmë, ndoshta në njëfarë formë do t’u biem në gjunjë për hir të këtë punëtorëve.
Përndryshe, greva po shkon shumë mirë. Dialogu po shkon. Ministri pak na është hidhëruar, sepse bashkëpunëtorët e tij nuk i kanë treguar që kemi kërkuar që të takohemi me të më herët”, tha Azemi.