Greva e punëtorëve shëndetësorë/ FSSHK paralajmëron edhe veprime tjera - Gazeta Express
string(69) "greva-e-punetoreve-shendetesore-fsshk-paralajmeron-edhe-veprime-tjera"

Greva e punëtorëve shëndetësorë/ FSSHK paralajmëron edhe veprime tjera

Lajme

Gazeta Express

25/11/2021 15:53

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës përmes një njoftimi për media ka dhënë informacione për grevën e sotme të punëtorëve shëndetësorë, raporton Gazeta Express.

Nga kjo Federatë kanë thënë se grevës i janë përgjigjur të gjithë pa dallim, përfshirë këtu edhe qytetarët.

Lexo Edhe:

Ndërsa, FSSHK edhe njëherë ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të dialogoj me ta me qëllim që të mos vazhdojnë me greva.

Njoftimi i plotë:

Sot me datën 25.11.2021 duke filluar nga ora 07:00 deri në ora 15:00 në të gjitha institucionet shëndetësore publike të Republikës së Kosovës është mbajtur Greva e Përgjithshme e punëtorëve shëndetësor e thirrur nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.

Grevës i janë përgjigjur të gjithë pa dallim e në këtë mes edhe popullata e gjerë e cila është solidarizuar me punëtorët shëndetësor.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës shfrytëzon rastin ti falenderojë punëtorët shëndetësor,pacientët, Sindikata vendore dhe ndërkombëtare EPSU(European Public Service Union me mbi 8 milion anëtarë) dhe TEHY nga Finlanda.

Në fund FSSHK edhe njëherë kërkon nga Kryeministri Kurti hapjen e dialogut social me qëllimin më të mirë që të mos vazhdohet me reagime sindikale.