Greva e naftëtarëve, sindikatat ndërkombëtare letër Ramës: Ndërhyni, situata e papranueshme - Gazeta Express
string(88) "greva-e-naftetareve-sindikatat-nderkombetare-leter-rames-nderhyni-situata-e-papranueshme"

Greva e naftëtarëve, sindikatat ndërkombëtare letër Ramës: Ndërhyni, situata e papranueshme

Gazeta Express

24/10/2020 19:55

Sindikatat ndërkombëtare ”IndustriALL Global Union” dhe ”IndustriAll European Trade Union” i janë drejtuar me një letër zyrtare kryeministrit Edi Rama dhe i kanë kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme në zgjidhjen e kërkesave të naftëtarëve që qëndrojnë në grevë prej thuajse 1 muaji.


“Sindikata ndërkombëtare IndustriALL Global Union që përfaqëson miliona punëtorë në sektorët e minierave, energjisë dhe manifakturës, i ka nisur një letër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij që të ndërhyjë në mënyrë që të paguhen pagat e prapambetura të naftëtarëve.
Ata i rikujtonë Ramës se edhe pse e kanë kontaktuar për të njëjtën problematikë në muajin prill, nuk ka pasur zhvillime pozitive. Për IndustriAll është e papranueshme situata e krijuar dhe presin zgjidhje të menjëhershme.
Naftëtarët e bashkuar kanë për të fituar!”-thuhet ne njoftimin e shperndare nga sindikata shqiptare, ku bashkeangjitet dhe letra e derguar nga IndustriAll Global Union.

Lexo Edhe:

https://www.facebook.com/NaftetaretSNB/posts/189499812648979