Greta Koçi zbulon gjininë e fëmijës që pret ta sjellë në jetë - Gazeta Express
string(61) "greta-koci-zbulon-gjinine-e-femijes-qe-pret-ta-sjelle-ne-jete"

Rozë

Gazeta Express

13/09/2023 19:38

Greta Koçi zbulon gjininë e fëmijës që pret ta sjellë në jetë

Rozë

Gazeta Express

13/09/2023 19:38

Disa ditë më parë, Greta Koçi përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, ka zbuluar disa sekuenca videosh nga festa e zhvilluar për zbulimin e gjinisë.

“Në pritje të ëmbël, më e lumtur se kurrë”, shkruan këngëtarja bashkangjitur postimit të saj, ku shihet teksa përkëdhel barkun e rrumbullakosur, duke mos zbuluar gjininë e fëmijës”, tha ajo.

Lexo Edhe:

Ndërkohë që të gjithë nisën aludimet se cila do të ishte gjinia e fëmijës, këngëtarja ka marrë vendimin t’jua bëj të ditur të gjithëve ndjekësve të saj, se është në pritje të një djali.

Greta ka zbuluar gjininë e fëmijës përmes një postimi të bërë ditën e sotme në profilin e saj të Instagramit, teksa ka publikuar një fotografi me dy tullumbacë blu në dorë. Këngëtarja ka falenderuar të gjithë fansat për urimet e bëra.

“Është djalë! Faleminderit të gjithëve për urimet tuaja”, ka shkruar këngëtarja.