Gresa Hoti – eliminohet nga Big Brother VIP Kosova
TV/Film
Gazeta Express
11/03/2023 0:46
Publiku ka vendosur që banorja e radhës që
duhet ta ndërpresë menjëherë garën për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh është
Gresa Hoti.
Gresa ishte pjesë e kastit që prej natës së
hapjes së BBVK-së, derisa brenda shtëpisë pati nisur edhe një lidhje dashurie
me konkurrentin tjetër, tashmë të eliminuar, Andin.
Gjatë eksperiencës së saj në shtëpinë e
“Vëllait të Madh”, Gresa është njohur si karakter më i qetë dhe më pak e përfshirë
në debate, derisa e ka shijuar goxha shumë romancën me Andin.
Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund
ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.