Në prag të festave të fundvitit artistët janë kujdesur që të vijnë me projekte të reja për adhuruesit e këngëve të tyre.
Shumë këngë të reja e kryesisht potpuri popullore u servuan për publikun disa javë para ndrrimit të moteve, shkruan GazetaExpress.
Ndryshe nga kolegët e saj, Gresa Behluli solli një potpuri me këngë moderne dhe jo popullore.
Këngëtarja e njohur ka zgjedhur disa këngë të Sabri Fejzullahut dhe Bedri Islamit, ndërsa i ka sjell ato në një mënyrë shumë të veçantë.
Këngëtarja përmes rrjeteve sociale ka falënderuar artistët dhe kompozitorin e këtyre këngëve Xhevdet Gashin duke treguar se për këtë potpuri ka edhe lejen e tyre.
Ndryshe këngët janë realizuar edhe me video ku Gresa duket mjaft bukur dhe e kuruar në çdo detaj për këtë paraqitje./GazetaExpress/
Dashamirës të kuzhinës italiane në Prishtinë, përgatituni për të shijuar pasta, pica dhe sallata të shijshme, pasi Vapiano është...