Gresa Behluli tani me video nga kuzhina, sjellin bashkë me motrën recetë për biskota - Gazeta Express
string(83) "gresa-behluli-tani-me-video-nga-kuzhina-sjellin-bashke-me-motren-recete-per-biskota"

Gresa Behluli tani me video nga kuzhina, sjellin bashkë me motrën recetë për biskota

Gazeta Express

15/05/2020 17:05

Përkundër situatës me virusin Covid-19 kur të gjitha aktivitetet kulturore dhe artistike kanë pushuar, Gresa Behluli ka gjetur një mënyrë të qëndrojë më afër fansave të saj.

Këngëtarja e njohur ka vendosur të ndajë me publikun detaje nga jeta dhe ambientet e saj private duke publikuar një video në kuzhinën e saj, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në këtë video pesë minutëshe Gresa shfaqet së bashku me motrën e saj Agnesën dhe të dyja së bashku përgatisin biskota me tërshërë.

Gresa gjersa përgatit biskotat zbulon edhe recetën e saj për  publikun duke dhënë instruksione me detaje.

Ndryshe, këngëtarja gjatë kohës së pandemisë i ka kushtuar rëndësi edhe daljes në natyrë. Së bashku me nënën, bilbilin e këngës shqipe, Shkurte Fejza dhe familjarë të tjerë ata kanë qëndruar në fshatin Mushtisht duke kaluar shumë kohë në natyrë. /Gazeta Express/