“Greqia të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Shqipërisë”, Shpëtim Idrizi thirrje ministres Xhaçka - Gazeta Express
string(97) "greqia-te-mos-nderhyje-ne-punet-e-brendshme-te-shqiperise-shpetim-idrizi-thirrje-ministres-xhacka"

“Greqia të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Shqipërisë”, Shpëtim Idrizi thirrje ministres Xhaçka

Shqiperi

Gazeta Express

12/05/2023 9:54

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi ka reaguar pas arrestimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, dhe reagimit nga ambasada greke.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Idrizi thotë se ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka nuk duhet t’i përgjigjet thirrjes së ambasadores greke në Tiranë për takim.

Lexo Edhe:

Ai shprehet i revoltuar për ndërhyrjen e ministrisë së Jashtme Greke në çështjen e arrestimit të Belerit dhe e cilëson të papranueshme urdhrin e ministrisë së jashtme greke që ambasadorja të takojë Olta Xhaçkën.

Kujtojmë se Ministria e Jashtme greke njoftoi se me urdhër të ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias, ambasadorja greke në Tiranë Kostandina Kamici, do të dorëzojnë në ministrinë e jashtme shqiptare një notë proteste.

“Po kandidon shteti grek në Himarë apo Fredi Beleri?”, kjo është pyetja që Idrizi parashtron në Facebook.

/Gazeta Express