Greqia organizon drekë pune me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë - Gazeta Express
string(65) "greqia-organizon-dreke-pune-me-maqedonine-e-veriut-dhe-shqiperine"

Gazeta Express

06/12/2019 13:29

Greqia organizon drekë pune me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Gazeta Express

06/12/2019 13:29

Dreka e punës të cilën të hënën e organizon Greqia dhe Brukseli, me shefat e diplomacisë të Bashkimit Evropian, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, është mundësi e mirë për dialog të frytshëm dhe përforcim të perspektivës evropiane të të dy shteteve. Zëdhënësi i ministrisë i Punëve të Jashtme të Greqisë, Aleksandar Genimatis, siç njofton korrespondentja e MEDIAL-s, nga Athina, këtë deklaratë e dha sot në takimi ne rregullt me gazetarë, ku edhe shtoi se deri më tani mbi 18–të shefa të diplomacive nga BE-ja e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

“Të hënën në mëngjes Greqia, organizon në Bruksel drekë jo formale pune të BE-së, me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe me kryerësin e detyrës ministër të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, me porosi për përforcimin e mbështetjes së procesit të tyre evropian. Do të jetë një mundësi e mirë për dialog të frytshëm edhe të gjithë të pranishmit të flasim dhe t’i shprehim pozicionet ku gjendemi”, tha Genimatas.

Lexo Edhe:

Lidhur me vizitës e Dendias në Shkup dhe takimet me lidershipin e Maqedonisë së Veriut, zëdhënësi i MPJ së Greqisë, tha se fokus të bisedave kanë qenë marrëdhëniet bilaterale, perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut dhe temat e lidhura me rajonin.