Televizoni “Tribuna” në Greqi ka publikuar dokumentin zyrtar të vendimit se Greqia njeh patentat shqiptare. Në reagimin e televizonit “Tribuna” theksohet se të gjithë shqiptarët që sorollaten në zyrat greke nga nënpunësit, pasi këta të fundit pretendojnë se ligji nuk është votuar, të tregojnë këtë dokument.
“Kjo eshte faqja e pare e Gazetes Zyrtar te qeverise greke, ku eshte publikuar ligji per patentat dhe dekretimi nga presidenti. Detyra jone ishte qe ta publikonim dhe ta merrnin vesh te gjithe te interesuarit. Na thoni qe nepunesit greke pretendojne qe ligji nuk eshte votuar. Nese shkoni ne zyrat greke dhe ju thone nuk dime gje, tregojini kete dhe t”ju thoni dhe numrin e ligjit: Nomos 4657. TV Tribuna nuk ka cfare ben tjeter.”, thuhet në reagimin e tyre në Facebook.
Më 29 janar ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u shpreh se marrëveshja lehtëson jetën e qytetarëve dhe shmang sorollatjen e qytetarëve nëpër zyra për dokumenta që harxhojnë kohë dhe para. Parlamenti grek ka ratifikuar marrëveshjen dhe tashmë patentat shqiptare do të njihen në Greqi. Puna për këtë marrëveshje ka nisur që vitin 2018, ku ish-ministri Bushati me homologun e tij Nikos Kotzias, nënshkruar marrëveshjen e parë.