Greqia nis kontrollet e rrepta shëndetësore në kufi - Gazeta Express
string(51) "greqia-nis-kontrollet-e-rrepta-shendetesore-ne-kufi"

Greqia nis kontrollet e rrepta shëndetësore në kufi

Gazeta Express

15/07/2020 12:48

Kontrollet më të rrepta shëndetësore kanë hyrë në fuqi në kufirin e Greqisë me Bullgarinë pas një rritje të infeksioneve  të lidhura me turizmin Covid-19.

Duke filluar nga e mërkura, të gjithë udhëtarëve që do të hyjnë në kufi do t’iu kërkohet të kenë një test negativ për COVID-19, të  lëshuara në 72 orët e mëparshme dhe të përkthyer në anglisht.

Lexo Edhe:

Rregullat e reja krijuan një rënie të hyrjeve të mërkurën, në krahasim me ditët e fundit. Kufiri Promachonas – Kulata me Bullgarinë është i vetmi vendkalim që ka qenë i hapur për udhëtime jot ë rëndësishme, pasi masat e bllokimit u lehtësuan.

Ekspertët shëndetësorë që këshillojnë qeverinë duan zbatimin më të rreptë të rregullave të sigurisë shëndetësore, duke paralajmëruar se pajtueshmëria e publikut është e ulët pas disa muajsh mbyllje të rreptë.

Dhjetra punonjës të kujdesit shëndetësor organizuan një protestë përpara zyrës së kryeministrit për të kërkuar më shumë personel në spitalet publike për shkak të pandemisë.