Greqia do ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin për të moshuarit, gjobë mujore për ata që s’binden - Gazeta Express
string(92) "greqia-do-ta-beje-te-detyrueshem-vaksinimin-per-te-moshuarit-gjobe-mujore-per-ata-qe-sbinden"

Lajme

Gazeta Express

30/11/2021 11:26

Greqia do ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin për të moshuarit, gjobë mujore për ata që s’binden

Lajme

Gazeta Express

30/11/2021 11:26

Greqia tha të martën se do ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin kundër Covid-19 për personat mbi moshën 60-vjeçare, një hap drastik i shtetit që po përballet me rritje të numrit të infeksioneve.

Autoritetet thanë se do ta ndëshkojnë me 100 euro secilin individ mbi moshën 60-vjeçare që nuk vaksinohet. Masa do të zbatohet çdo muaj nga 16 janari i vitit të ardhshëm e tutje, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Jemi duke i përqendruar përpjekjet tona në mbrojtjen e bashkëqytetarëve tanë dhe për këtë arsye, vaksinimi i tyre do të jetë i detyrueshëm nga tani e tutje”, tha Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, pas një takimi të kabinetit qeveritar.

“Grekët mbi moshën 60-vjeçare që nuk janë vaksinuar duhet që deri më 16 janar të kenë caktuar termin për dozën e parë, ndryshe do të përballen me gjobë administrative prej 100 eurosh çdo muaj”, shtoi ai.

Greqia po përballet me rritje të madhe të numrit të infeksioneve këtë muaj. Shifrat e rasteve ditore kanë shkuar në nivel rekord. Që nga fillimi i pandemisë, Greqia, ka regjistruar mbi 931.000 infeksione e 18.067 të vdekur nga Covid-19.

Shteti ballkani këtë muaj ua ndaloi të pavaksinuarve hyrjen në hapësirat e mbyllura publike, përfshirë restorantet, kinematë, muzetë dhe sallat për ushtrime fizike, edhe nëse ata kanë test negativ për koronavirus.