Greqi/ Mbylli emigrantët në rimorkio, shqiptari: Kisha frikë se do më sulmonin - Gazeta Express
string(75) "greqi-mbylli-emigrantet-ne-rimorkio-shqiptari-kisha-frike-se-do-me-sulmonin"

Greqi/ Mbylli emigrantët në rimorkio, shqiptari: Kisha frikë se do më sulmonin

Lajme

Gazeta Express

26/08/2023 15:24

Shqiptari Astrit Tota është bërë i famshëm gjatë ditëve të fundit në Greqi pas një veprimi të çuditshëm dhe të rrezikshëm njëkohësisht duke mbyllur dhjetëra emigrantë të paligjshëm nga Lindja e Mesme në një rimorkio.

Tota u akuzua për racizëm dhe iniciativë personale nga autoritetet greke pasi trajtoi me racizëm emigrantët duke i akuzuar fillimisht se po i vinin zjarrin pyjeve grek, ndërsa më pas i mbylli ata në rimorkio duke bërë edhe një video ku përdorte fjalë të rënda ndaj tyre.

Lexo Edhe:

Përballë acarimit të shumë qytetarëve grekë, të cilët nuk ishin dakord me një sjellje të tillë, Tota ka gjetur rrugën e justifikimit duke thënë se nuk i ka dhunuar ata, por se i kishte mbyllur sepse kishte frikë mos e sulmonin.

“Nuk i sulmuam. Ata ishin pranë shtëpive tona dhe pash që po ndiznin zjarr. Sa dëgjuan fjalën policia ndaluan në vend dhe nuk lëvizën fare. Pastaj i morëm i futëm në rimorkio duke pritur policinë. I futëm atje pasi kishim frikë se na sulmonin”, ka treguar ai.

Duket i çuditshëm një veprim i tillë prej Totës pasi edhe vetë grekët nuk akuzojnë emigrantët për zjarrvënie, ndërkohë që ky shqiptari vetë emigrant tregohet mjaft i zellshëm në këtë drejtim. /albeu.com