string(73) "greqi-burg-te-perjetshem-28-vjecarit-per-vrasjen-e-shkencetares-amerikane"

Gazeta Express

14/10/2020 7:25

Greqi: Burg të përjetshëm 28-vjeçarit për vrasjen e shkencëtares amerikane

Gazeta Express

14/10/2020 7:25

Një gjykatë në Rethymno, Kretë, të martën dha një dënim të përjetshëm për një 28-vjeçar i cili rrëfeu për përdhunimin dhe vrasjen e shkencëtares amerikane Suzanne Eaton vitin e kaluar.

Gjykata me tre gjyqtarë i dha Ioannis Paraskakis një dënim me burgim të përjetshëm për vrasjen e Eaton dhe 13 vjet të tjera për përdhunimin e saj. Paraskakis ishte fermer dhe djali i një prifti.

Eaton, 59 vjeç, u rrëmbye dhe u përdhunua dhe u vra ndërsa bënte vrap në korrik. Trupi i saj u gjet gjashtë ditë pasi ajo u zhduk në një bunker të braktisur të Luftës së Dytë Botërore.

Ajo po merrte pjesë në një konferencë në Akademinë Ortodokse në Hania. E ardhur nga Nju Jorku, Eaton punonte në Gjermani në Institutin e Max Planck të Biologjisë së qelizave molekulare dhe gjenetikës.

Motra e Eaton, Julie Broaddus Eaton, ishte e pranishme në gjykatë nga e cila vrasësi Paraskakis u transferua përsëri në paraburgim i veshur me jelek antiplumb.