Greqi: Autoambulanca përmbyset rrugës për spital, vdes pacienti - Gazeta Express
string(61) "greqi-autoambulanca-permbyset-rruges-per-spital-vdes-pacienti"

Lajme

Gazeta Express

18/08/2025 14:02

Greqi: Autoambulanca përmbyset rrugës për spital, vdes pacienti

Lajme

Gazeta Express

18/08/2025 14:02

Një aksident trafiku në Goudi të Greqisë përfundoi në një tragjedi pas përmbysjes së një ambulance private që transportonte një pacient 54-vjeçar.

Pacienti u plagos rëndë dhe pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, ndërroi jetë në Spitalin Popullor.

Sipas informacioneve, ambulanca u përmbys në rrugën Mikras Asias për një arsye që ende po hetohet, raporton Top Channel.

Pas përmbysjes, automjeti u përplas me të paktën një makinë të parkuar, duke shkaktuar dëme materiale.

Ekuipazhi i ambulancës do të nënshtrohet analizave për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Për shkak të incidentit, policia e trafikut ka bllokuar pjesërisht rrugën Mikras Asias, nga kryqëzimi me rrugën Thivon, për të lehtësuar hetimet dhe largimin e automjeteve.