Grenelli pajtohet me Selimin në Twitter - Gazeta Express
string(39) "grenelli-pajtohet-me-selimin-ne-twitter"

Gazeta Express

16/09/2020 12:34

Grenelli pajtohet me Selimin në Twitter

Gazeta Express

16/09/2020 12:34

Dy javë pasi që kundërshtoi haptas ish-ministrin e jashtëm Petrit Selimi në cicërrimat e tij për investimet amerikane në gazpërçues dhe liberalizim të vizave amerikane, Përfaqësuesi special i Presidentit Trump dhe ish drejtori i Inteligjencës Kombëtare Richard Grenell ka filluar t’i pëlqejë postimet e Selimit.

Në ditët pas nënshkrimit të Marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë, Selimi, që tani udhëheq fondin amerikan të MCC në Kosovë, postoi disa cicërima ku i përsëriti raportimet mediale dhe deklaratën e ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi, për liberalizimin e vizave amerikane për qytetarët e Kosovës që flitej se u është premtuar Qeverisë Hoti si shpërblim për marrëveshjen e nënshkruar. Ai po ashtu postoi për pohimet që Qeveria amerikane po planifikonte të investonte në sjelljen e gazit në Kosovë. Në të dyja këto postime Grenell u përgjigj me “Not true” apo “Jo e vërtetë” që solli një mori reagimesh në rrjetin social Twitter.

Lexo Edhe:

Tani si duket dyshja Grenell – Selimi kanë rivendosur pëlqimet e ndërsjella në rrjete sociale sepse Grenell mbrëmë ka pëlqyer në rrjetin e tij postimin e Selimit për marrëveshjen e financimit të mundshëm nga SHBA-ja për pjesën e autostradës Prishtinë – Nish. Selimi ka thënë që “të jemi të sinqertë, Grenelli po jep rezultat edhe përmbajtjesor përkundër kundërshtarëve që po postojnë cicërima cinike por japin pak momentum për zgjidhjen e problemeve fundamentale në Ballkan”. Ky postim i Selimit tashmë është pëlqyer nga qindra përcjellës të të dyve në Twitter.