‘‘Grenell, Rama, Vuçiq dhe puçi ndaj Kurtit", reagim i ri nga Presidenca: Propagandë, Osmani kurrë s'ka qenë pjesë e skenarëve të tillë - Gazeta Express
string(127) "grenell0-rama-vuciq-dhe-puci-ndaj-kurtit-reagim-i-ri-nga-presidenca-propagande-osmani-kurre-ska-qene-pjese-e-skenareve-te-tille"

Lajme

Gazeta Express

07/03/2026 20:19

‘‘Grenell, Rama, Vuçiq dhe puçi ndaj Kurtit”, reagim i ri nga Presidenca: Propagandë, Osmani kurrë s’ka qenë pjesë e skenarëve të tillë

Lajme

Gazeta Express

07/03/2026 20:19

Learta Hollaj nga Presidenca, i ka cilësuar ‘’shpifje’’, ‘’të pavërteta edhe produkt i një mendësie e cila për interesa të momentit, është e gatshme të dëmtojë edhe vetë shtetin’’, akuzat që janë bërë në drejtim të presidentes Vjosa Osmani, për një plan për të rrezuar qeverinë e vendit.

Hollaj ka theksuar se presidentja Osmani, as s’ka qenë as s’do të bëhet ‘’kurrë’’ pjesë e skenarëve të tillë, përcjell Express.

‘’ Në një kohë kur shpifjet tentojnë të paraqiten si narrativë politike, Presidentja nuk mbështetet në makineri propagandistike për të imponuar të vërtetën e saj. Por ajo mbështetet në diçka më të fortë: në të vërtetën vetë’’, ka shkruar ajo mes tjerash.

Hollaj ka thënë edhe se, qytetarët e vendit do ta kuptojnë se ‘’çfarë qëndron pas gjithë kësaj zhurme’’.

Postimi:

Shpifjet që po qarkullojnë për kinse puç, skemë apo plan të organizuar nga Presidentja Vjosa Osmani për rrëzimin e Qeverisë, qoftë në bashkëpunim me Ramën, Grenellin, Vuçiqin, apo me opozitën, nuk janë vetëm të pavërteta por edhe produkt i një mendësie e cila për interesa të momentit, është e gatshme të dëmtojë edhe vetë shtetin.

Presidentja Osmani nuk ka qenë kurrë dhe nuk do të bëhet kurrë pjesë e skenarëve të tillë. Për të, politika nuk është terren i komploteve, por përgjegjësi ndaj Republikës, kushtetutës dhe qytetarëve tanë.

Në një kohë kur shpifjet tentojnë të paraqiten si narrativë politike, Presidentja nuk mbështetet në makineri propagandistike për të imponuar të vërtetën e saj. Por ajo mbështetet në diçka më të fortë: në të vërtetën vetë.

Koha gjithmonë i ndan qartë faktet nga propaganda. Qytetarët e Kosovës do ta kuptojnë qartë se çfarë qëndron pas gjithë kësaj zhurme. Sepse në fund, propaganda do të zbehet, ndërsa e vërteta do të mbetet.

Advertisement
Advertisement
Advertisement