Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, që kur rimori pushtetin disa herë ka përmendur atë që ka ndalur një luftë në mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka thënë se ka kërcënuar Serbinë me ndërprerje të tregtisë, duke ndalur një luftë – teksa flet për misionet e paqes nëpër botë.
Për këtë deklaratë kishte reaguar Vjosa Osmani, duke konfirmuar deklaratat e Trump për ndalje të luftës.
Por, emisari amerikan për misione të veçanta Richard Grenell ka thënë se Osmani ka manipuluar fjalët e Donald Trump.
Në lidhje me këtë reagim të Grenell, Osmani do të mbajë një konferencë për media sapo të kthehet në Kosovë.
Këtë për Gazetën Express e konfirmoi Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes.
“Sapo të kthehet në Kosovë Presidentja Osmani do të mbajë konferencë për media lidhur me këtë çështje”, ka thënë Kupina. /Gazeta Express