Grenell sjell emocionet nga Serbia: I gjithë restoranti në Beograd festoi për golin e Amerikës - Gazeta Express
string(93) "grenell-sjell-emocionet-nga-serbia-i-gjithe-restoranti-ne-beograd-festoi-per-golin-e-amerikes"

Grenell sjell emocionet nga Serbia: I gjithë restoranti në Beograd festoi për golin e Amerikës

Gazeta Express

29/11/2022 22:16

Ish-i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell ka thënë se në Beograd janë gëzuar për fitoren e SHBA-së në Botëror kundër Iranit.

Grenell, nëpërmjet Twitter, ka shkruar se i gjithë restoranti ku gjendej ai, festoi për rezultatin e futbollistëve amerikanë.

Lexo Edhe:

“I gjithë restoranti në Beograd po feston për golin e Amerikës”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shënuar fitore me rezultat minimal 0:1 ndaj Iranit.

Kësisoj, ShBA ka arritur të kualifikohet tutje në 1/8 e finales, shkruan Gazeta Express.

Golin e fitores e shënoi Christian Pulisic në minutën e 38-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, ShBA e mbyll grupin në pozitën e dytë dhe kualifikohet në 1/8 e finales. /GazetaExpress