Grenell rreth afateve për marrëveshje: I kam mbijetuar kancerit, punoj vetëm për të sotmen - Gazeta Express
string(88) "grenell-rreth-afateve-per-marreveshje-i-kam-mbijetuar-kancerit-punoj-vetem-per-te-sotmen"

Grenell rreth afateve për marrëveshje: I kam mbijetuar kancerit, punoj vetëm për të sotmen

Gazeta Express

24/01/2020 11:59

Pas një vizite dyditore në Prishtinë, i Dërguari i Posaçëm i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ka udhëtuar drejt Beogradit. Atje është takuar sot me kreun e shtetit serb, Aleksander Vuçiq, me të cilin kanë diskutuar për një sërë çështjes, marrëveshjen finale, taksën, fushatën e Serbisë dhe, gjithashtu, për afatet kohore për arritjen e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi

Richard Grenell ka thënë se është i mbijetuar i kancerit dhe se punon vetëm për të sotmen, duke potencuar se nuk ia ka idenë se çfarë mund të ndodhë pas një jave apo pas një muaji.

Lexo Edhe:

Tutje emisari i Trumpit ka thënë se nuk mund ta parashikojë të ardhmen, dhe ka potencuar se për sa kohë do të shohin progres do të vazhdojnë punën.

Ndërkohë ka thënë se nëse e shohin që palët do të barrikadohen në pozicionet e tyre me arsyetimin se s’kanë çfarë të flasin dhe nuk shohin hapësirë për arritjen e një marrëveshje të qëndrueshme, atëherë SHBA-ja do të tërhiqen me një anë dhe vetë Grenell ka thënë se do të vazhdojë të merret me ndonjë punë tjetër.

“Sa i përket pyetjes tuaj për afate kohore, unë jam një i mbijetuar i kancerit, dhe nuk ia kam idenë se çfarë mund të ndodhë muajin e ardhshëm apo javën e ardhshme. Unë do të punoj shumë fort sot për sot, dhe do të bëj përpjekje për të lëvizur përpara. Nuk kam kurrfarë ideje se si ta parashikoj të ardhmen. Por mund të them se po ndiejmë një lloj entuziazmi dhe energjie për të filluar diskutimet dhe për të pasur progres. Për sa kohë do të bëjmë progres, ne do të punojmë për një gjë të tillë. Nëse palët vendosin se nuk kanë se për çfarë të bisedojnë dhe që ka mbaruar dhe nuk shohin ndonjë zgjidhje politike të zbatueshme, atëherë do të tërhiqemi dhe unë do të shkoj për t’u marrë me diçka tjetër. Por ajo që ka rëndësi është që po e ndiejmë një lloj entuziazmi aktualisht dhe kemi shpresë”, ka potencuar Grenell. /GazetaExpress/