Grenell reagon ashpër: SHBA e hapur për idenë e shkëmbimit të territoreve - Rrenë e kulluar - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

19/02/2020 8:56

Grenell reagon ashpër: SHBA e hapur për idenë e shkëmbimit të territoreve – Rrenë e kulluar

Ballina

Gazeta Express

19/02/2020 8:56

Emisari i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar ashpër ndaj një lajmi që theksonte se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende janë të hapur për një shkëmbim të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Mëngjesin e së mërkurës, Grenell, i cili shërben si ambasador i ShBA-ve në Berlin, e quajti “lajm të rremë” artikullin e portalit Euobserver, të publikuar të martën. Euobserver, në këtë artikull shkruante se ShBA-të po refuzojnë të përjashtojnë një shkëmbim të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë – përkundër kundërshtimit të Gjermanisë ndaj kësaj ideje.

Portali evropian citoi një deklaratë të Mattheë Palmer, të dërguarit të posaçëm të ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, të dhënë të hënën e ku tha se “varet nga palët të vendosin parametrat e dialogut”, pasi u pyet për planin e shkëmbimit të territoreve.

Mirëpo, Richard Grenell ka kërkuar nga portali që për idenë është dashur të pyetej edhe ai para se të publikohej artikulli. Ka thënë se lajmi është i rremë dhe se ai nuk është i fokusuar në politikë, por në ekonomi. “Lajm i rremë. Dhe, ju as që keni më keni kontaktuar për të më pyetur. Unë jam për atë që pajtohen palët – jam i fokusuar në zhvillim ekonomik, jo politikë”, ka thënë Grenell.