Grenell: Marrëveshjet sot u arritën falë direktivave të qarta të Presidentit Trump - Gazeta Express
string(81) "grenell-marreveshjet-sot-u-arriten-fale-direktivave-te-qarta-te-presidentit-trump"

Gazeta Express

14/02/2020 13:02

Grenell: Marrëveshjet sot u arritën falë direktivave të qarta të Presidentit Trump

Gazeta Express

14/02/2020 13:02

Përmes një reagimi në Twitter , ambasada amerikane në Berlin, ka thënë se marrëveshja për linjën ajrore, hekurudhore dhe për autostradën do t’i lehtësojë lidhjet dhe lëvizjen e njerëzve dhe mallrave mes Serbisë dhe Kosovës, raporton Gazeta Express.

Ndaj këtij postimi të ambasadës amerikane në Berlin ka reaguar vetë ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell pëmes një ‘retweeti’.

Lexo Edhe:

Ai ka shkruar se falë direktivave të qarta të Presidentit Donald Trump janë arritur edhe marrëveshjet sot në Mynih.

“Falë direktivave të qarta të Presidentit Trump, ne kemi nënshkruar tri marrëveshje ekonomike për katër muaj. Një për udhëtimin ajror, një për hekurudha dhe një për autostrada”, ka shkruar Emisari Special i Presidentit Trump në Twitter./GazetaExpress/