Grenell konfirmon se vjen me 13 kaubojë në Prishtinë - Gazeta Express
string(52) "grenell-konfirmon-se-vjen-me-13-kauboje-ne-prishtine"

Gazeta Express

21/09/2020 16:27

Grenell konfirmon se vjen me 13 kaubojë në Prishtinë

Gazeta Express

21/09/2020 16:27

Ambasadori Grenell, duke e shpëndarë shkrimin e gazetarit Berat Buzhala, konfirmon se po vjen me 13 “kaubojë” në Prishtinë.

Richard Grenell, emisari i Presidentit Trump, për dialogun Kosovë – Serbi vjen sot në Prishtinë vet i 14-i. Bashkë me të do të jenë zyrtarë të shumtë të Departmentit amerikan të Shtetit.

Lexo Edhe:

Grenell ka shpërndarë në profilin e tij në Twitter shkrimin e Buzhalës që mbante titutllin “14 kaubojë në Prishtinë”, duke shkruar “po, është e vërtetë”.

Bashkë me shkrimin ai e ka postuar edhe një fotografi të një gruaje me çizme të stilit të kaubojve, që me gjasë është njëra nga zyrtaret amerikane.

Ndryshe, ambasadori Grenell viziton sot edhe Beogradin. Kjo vizitë ka të bëjë me zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara në Shtëpinë e Bardhë dy javë më parë.

Javë më parë, në një reagim pas marrëveshjes Kosovë – Serbi, të nënshkruar në prani të presidentit Donald Trump, ish-kryeministri Albin Kurti e ka quajtur Grenellin “kauboj”.

Kurti këtë e ka shkruar, kur po komentonte fushatën zgjedhore në Amerikë. /Express/