Emisari presidencial për misione të veçanta, Richard Grenell, ka reaguar pas deklarimeve të mbrëmshme të presidentes Vjosa Osmani se Administrata Trump është Administrata për pro-kosovare që kur vendi ka shpallur pavarësinë.
Grenell ka thënë se “Osmani po gënjen”, duke thënë se ajo bashkë me Kurtin kanë qenë një “ekip i tmerrshëm”.
Sipas Grenell, Osmani do të thotë gjithçka për mbijetesën e saj politike.
“Ajo po gënjen.Ekipi Kurti/Osmani ka qenë një katastrofë dhe të gjithë e shohim qartë këtë. Ajo do të thotë gjithçka për mbijetesën e saj politike”, ka shkruar Grenell.
She’s lying.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) March 10, 2026
The Kurti/Osmani team has been a disaster and we all see it clearly.
She will say anything for her own political survival. https://t.co/Qwzq8NbNDT
