Grenell i del në mbrojtje emisarit të Trump që po negocion me Putinin: S'është e lehtë, ai do të ndihmojë të shpëtohen mijëra jetë - Gazeta Express
string(127) "grenell-i-del-ne-mbrojtje-emisarit-te-trump-qe-po-negocion-me-putinin-seshte-e-lehte-ai-do-te-ndihmoje-te-shpetohen-mijera-jete"

Lajme

Gazeta Express

23/03/2025 19:02

Grenell i del në mbrojtje emisarit të Trump që po negocion me Putinin: S’është e lehtë, ai do të ndihmojë të shpëtohen mijëra jetë

Lajme

Gazeta Express

23/03/2025 19:02

Plani kryeminstrit të Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer për një forcë ndërkombëtare për të mbështetur një armëpushim në Ukrainë është hedhur poshtë nga i dërguari special i Donald Trump. Steve Witkoff ka deklaruar se ideja bazohej në një nocion “të thjeshtuar” të kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar dhe liderëve të tjerë evropianë që mendonin “ne të gjithë duhet të jemi si Winston Churchill”

Emisari i Trump Steve Witkoff është kritikuar për një intervistë me gazetarin Tucker Carlson ku ka folur për luftën në Ukrainë.

Atij i ka dalë në mbrojtje Richard Grenell, emisar i Donald Trump për misione të veçanta.

Ai ka thënë se nuk është e lehtë t’i japësh fund një lufte brutale siç po përpiqet Witoff.

“Steve është një diplomat. Ai ka për detyrë t’i japë fund një lufte brutale. Nuk është e lehtë – lufta është shumë më e lehtë. Sjellja e paqes kërkon të bindni dy palë shumë të ndryshme që t’ju besojnë për të gjetur një zgjidhje. Ju i shtyni të dyja palët ndryshe. Diplomatët e mirë i lënë ndjenjat e tyre larg tryezës së bisedimeve. Faleminderit Zotit për Steve Witkoff dhe gatishmërinë e tij për të marrë kritika nga njerëz që nuk kanë qenë kurrë diplomat – ai do të ndihmojë në shpëtimin e dhjetëra mijëra jetëve”, ka shkruar Grenell në “X”, të dielën. /Gazeta Express

https://twitter.com/richardgrenell/status/1903860998123245580?s=46&fbclid=IwY2xjawJNJ_xleHRuA2FlbQIxMAABHY0Vh3_lAp-MwUKyBnekK7RWy_t8_4T4ECT8D1_KvrBEACHyyCwR5DUvdw_aem_xg9OusYepG5f9N0U6ejJ5A

Advertisement
Advertisement
Advertisement