Grenell i bën publicitet në Twitter intervistës së Vuçiqit: Ndiqeni - Gazeta Express
string(66) "grenell-i-ben-publicitet-ne-teitter-intervistes-se-vuciqit-ndiqeni"

Lajme

Gazeta Express

20/09/2022 12:26

Grenell i bën publicitet në Twitter intervistës së Vuçiqit: Ndiqeni

Lajme

Gazeta Express

20/09/2022 12:26

Richard Grenell, ish i dërguari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi në administratën Trump, i ka bërë publicitet presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Madje ka kërkuar nga amerikanët që të zgjohen natën e ta shikojnë intervistën e Vuçiqit për Newsmax.

“Vuçiq do të intervistohet nga mediumi amerikan Neësmax”, ka thënë Grenell në Twitter.

Nuk dihet ndonjë rast kur një ish-diplomat i lartë amerikan e luan rolin e zëdhënësit të një politikani.

Grenell pas mandatit të tij e kishte vizituar disa herë Beogradin, por edhe Prishtinën dhe Tiranën. /Express