Grenell: E turpshme që Hashim Thaçi po mbahet në burg, Haga është e rrënuar - Gazeta Express
string(73) "grenell-e-turpshme-qe-hashim-thaci-po-mbahet-ne-burg-haga-eshte-e-rrenuar"

Lajme

Gazeta Express

28/07/2025 9:07

Grenell: E turpshme që Hashim Thaçi po mbahet në burg, Haga është e rrënuar

Lajme

Gazeta Express

28/07/2025 9:07

I dërguari i posaçëm i ish-presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka rikujtuar edhe një herë se ishte prokurori Jack Smith ai që urdhëroi arrestimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në një postim në rrjetin social “X”, Grenell ka theksuar se arrestimi i Thaçit ndodhi në vitin 2020, pikërisht në kohën kur administrata Trump po angazhohej intensivisht për të arritur një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Jack Smith (po, ai) e arrestoi Hashim Thaçin në vitin 2020, në kohën kur Donald Trump ishte duke punuar për marrëveshjen Kosovë-Serbi. Është e turpshme që ai ende gjendet në burg. Është një mashtrim. Haga është e rrënuar”, ka shkruar Grenell.

Ish-presidenti Thaçi u arrestua vetëm pak javë përpara se Kosova dhe Serbia të nënshkruanin marrëveshjen për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë, në shtator të vitit 2020.