Grekët shijojnë hënën e portokallët - Gazeta Express
string(35) "greket-shijojne-henen-e-portokallet"

Grekët shijojnë hënën e portokallët

Fun

Gazeta Express

24/08/2021 0:56

Muzetë dhe zonat arkeologjike në Greqi, qëndruan hapur deri në orët e vona të së shtunës, për t’i dhënë mundësi publikut të shijonte panoramën magjike, të ofruar nga hëna e plotë e gushtit.

Hëna e plotë, e cila reflektoi një nuancë portokalli tek kolonat e mermerta të tempullit të Poseidonit, u shfaq fillimisht të shtunën dhe do të arrijë kulmin të dielën, më 22 gusht.

Lexo Edhe:

Aktivitete të ndryshme kulturore janë organizuar rreth vendit si pjesë e festimeve vjetore për hënën e plotë të gushtit, me muzetë dhe sitet arkeologjike qe do të qëndrojnë hapur më shumë se zakonisht.

Një koncert me piano u mbajt në tarracën e muzeut të Akropolit, me pamje nga tempulli I ndriçuar i Partenonit.