Këtë të enjte në terasën e 7Arte shfaqen 3 filma të shkurtër me tematika mjedisore. ‘When the Swallows Fly Away’, ‘Voices and Locks’, ‘Footprints in the Forest’ jnë tre filmat që do të shfaqen para publikut me 7 shtator.
When the Swallows Fly Away – Në një fshat të vogël rural, një djalë i ri miqësohet me Fernandin dhe Andrein, një çift fermerësh, të cilët në moshën 80-vjeçare e gjejnë veten në vështirësi për të ushqyer bagëtinë e mbetur.
Voices and Locks – Miqësia e dy fëmijëve, njëri armen dhe tjetri kurd, ndikohet negativisht nga shtypja e armenëve nga shteti turk. A do ta gjejë Gaspari atë që shpreson të gjejë, duke u kthyer në fshatin e tij në ndjekje të kujtimeve të fëmijërisë, dyzet vjet pas emigrimit në SHBA?
Footprints in the Forest – Një rinoceront jetim kohët e fundit përpiqet të gjejë një shtëpi të re në natyrën e pyllit të shiut të Borneos.
Filmat shfaqen me fillim nga ora 20:00.
/Express