“Green Lantern”-it do ta këtë edhe një shans për t’u dëshmuar - Gazeta Express
string(58) "green-lantern-it-do-ta-kete-edhe-nje-shans-per-tu-deshmuar"

Gazeta Express

29/11/2019 23:05

“Green Lantern”-it do ta këtë edhe një shans për t’u dëshmuar

Gazeta Express

29/11/2019 23:05

Ju kujtohet filmi i vitit 2011 “Green Lantern”? Warner Bros dhe Ryan Reynolds do të ishin të lumtur sikur të harronin të gjithë për ekzistencën e këtij filmi. Me siguri kjo është arsyeja se pse u desh kaq shumë kohë që studioja të fillojë të mendojë për një përpjekje të re për ekranizimin e stripit me të njëjtin titull.

Meqë filmi i tyre “Joker” mori vetëm lëvdata dhe shpresojnë që edhe “Birds of Prey” dhe “Suicide Squad” i ri të arrijnë sukses të njëjtë, si duket studioja megjithatë ka vendosur t’ia japë edhe një shans heroit të stripave Green Lantern.

Lexo Edhe:

Nëpër internet ka filluar të qarkullojë lajmi se Green Lantern Corps, një projekt ky që po shqyrtohet që nga viti 2015 po vazhdon të mbetet lart në listën e prioriteteve për Warner Bros, shkruan Koha.

Geoff Johns deri në fund të vitit do të duhej ta paraqesë versionin e parë të skenarit, dhe më pas ai mund të përfundojë në duart e J.J. Abrams dhe shtëpisë së tij të produksionit, për shkak të një marrëveshjeje të kohëve të fundit midis Abrams dhe studios.

Ende nuk dihet nëse gjërat do t’i komplikojë seria televizive Green Lantern, të cilën Johns dhe Greg Berlanti janë duke e punuar për HBO Max, shërbimin e ri streaming, të cilin po e inicion HBO.

Detajet që lidhen me produksion tani për tani nuk janë zbuluar kështu që vetëm mund të spekulojmë se çfarë na pret. Supozojmë që Ryan Reynolds nuk ka dëshirë ta reprizojë rolin e tij, i cili nuk ishte aq i mirëpritur.