Grealish thotë se e bëri ëndrrën realitet me transferimin te Man City - Gazeta Express
string(69) "grealish-thote-se-e-beri-endrren-realitet-me-transferimin-te-man-city"

Futboll

Gazeta Express

06/08/2021 9:38

Grealish thotë se e bëri ëndrrën realitet me transferimin te Man City

Futboll

Gazeta Express

06/08/2021 9:38

Jack Grealish është shndërruar në lojtarin më të shtrenjtë në histori të Premierligës.

Manchester City pagoi rreth 120 milionë euro për 25-vjeçarin, i cili ka firmosur një kontratë 6-vjeçare me klubin e ri dhe do të mbajë veshur fanellën me numër 10.

Ishi i Aston Villës ndihet i lumtur me transferimin te kampionët e Anglisë.

Këtë lëvizje të madhe në karrierë, ai e ka cilësuar si një ëndërr të realizuar.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që i jam bashkuar Manchester City. Kam ardhur tek ekipi më i mirë në vend, me një trajner që konsiderohet më i miri në botë. Të jesh pjesë e këtij klubi është një ëndërr e realizuar”, deklaroi lojtari anglez.

Grealish ka nënshkruar me Cityn deri në vitin 2027. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement