Jack Grealish, i lidhur me një kalim te Napoli, duhet të qëndrojë në Premier League dhe t’i bashkohet Evertonit për të ringjallur karrierën e tij, sipas ish-mesfushorit të Anglisë Gareth Barry.
Ylli i Manchester Cityt nuk bën më pjesë në planet e Pep Guardiolës dhe u la jashtë skuadrës për Kupën e Botës për Klube më herët gjatë kësaj vere.
Conte ende në pritje të një anësori te Napoli
Grealish kaloi një pjesë të pushimeve verore në bregdetin Amalfi, pranë Napolit, duke nxitur spekulimet për një transferim në Stadio Diego Armando Maradona, ku Antonio Conte është në pritje për të shtuar një tjetër anësor në repartin ofensiv.
Sipas një raporti të fundit nga Gazzetta dello Sport, Grealish është opsioni kryesor për Napolin, megjithëse emra të tjerë si Federico Chiesa dhe Raheem Sterling mbeten gjithashtu në radarin e klubit italian.
Gareth Barry: Grealish duhet të zgjedhë Evertonin
Megjithatë, Gareth Barry – i cili vetë ka kaluar nga Manchester City te Everton para më shumë se dhjetë vitesh – beson se kthimi në futbollin anglez është rruga e duhur për Grealishin.
Në një prononcim për Liverpool Echo, Barry u shpreh:
“Po të isha në vendin e Jack, do të doja të dilja atje dhe t’i provoja të gjithëve se gabohen. Disa kanë filluar ta nënvlerësojnë. Ai me siguri mendon se mund të rikthehet në kombëtare nëse luan rregullisht, dhe kjo është pikërisht ajo që do të mendoja edhe unë. Për mua, Evertoni do të ishte një lëvizje shumë e mirë.”
Napoli, aktiv në merkato
Napoli ka qenë mjaft aktiv këtë verë në tregun e transferimeve, duke kompletuar tashmë gjashtë afrime, përfshirë anësorin holandez Noa Lang dhe sulmuesin italian Lorenzo Lucca.
Nëse Grealish vendos të largohet nga Manchester City, ai përballet me një zgjedhje të rëndësishme: një aventurë të re në Serie A me Conten apo një rikthim në formë përmes një projekti të ri në Premier League me Evertonin. /GazetaExpress/
Prishtinë, 30 korrik 2025 – Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, po zgjeron praninë...