‘Gratë udhëheqëse në fokus’ në Qendrën Barabar - Gazeta Express
string(44) "grate-udheheqese-ne-fokus-ne-qendren-barabar"

Arte

Gazeta Express

15/04/2024 14:13

‘Gratë udhëheqëse në fokus’ në Qendrën Barabar

Arte

Gazeta Express

15/04/2024 14:13

Hapja e ekspozitës ‘Gratë udhëheqëse në fokus’ me fotografi të Arben Llapashticës dhe kuruar nga Eliza Hoxha do të bëhet më 17 prill 2024, në ora 18:00, në Qendrën Barabar në Prishtinë.

Gratë në historinë e artit në shumësi i kemi parë të jenë muzat e një burri, qoftë ai piktor apo fotograf, skulptor apo regjisor.  Ishte nuri i tyre ai që merrte vëmendjen, duke lënë shpesh në sfond virtytet dhe potencialin e tyre. Dhe, jo vetëm gratë artiste, por në përgjithësi gratë që e ndryshuan historinë e botës, që i thyen barrierat për veten dhe për të tjerat, jo gjithëherë iu dha drita, hapësira dhe vëmëndja e merituar. Ashtu si arti që pretendon përherë të zgjojë energji të reja, të ngre pikëpyetje e të na dërgojë në horizonte të reja komunikimi jashtë kutisë dhe të na frymëzojë, ashtu edhe lidershipi është një art në vete, i cili përmes vizionit për të ardhmen, duhet t’i frymëzojë të tjerët që të ndajnë pasionin e tyre në këtë rrugëtim të përbashkët.

Lexo Edhe:

Qëllimi i kësaj ekspozite është t’i shtjellojë nuancat e pozitës së grave në Kosovë dhe t’i shpalosë, çmojë dhe njohë kontributet e tyre të shumëllojshme nëpër aspekte të ndryshme të shoqërisë, duke shërbyer kështu edhe si burim frymëzimi për shumë gra të reja në Kosovë.

Thëniet e tyre frymëzuese do rrjedhin me shiritin e verdhë të lidershipit që karakterizohet nga stili inovativ, vlerat kreative dhe mendimet jashtë kutisë. Nga Majlinda tek Edita, nga Feridja tek Hiljminjeta, nga Kaqusha tek Teuta, nga Gordana tek Mirjeta e nga Mimoza tek Jeta, kemi shumë për të mësuar, për t’u frymëzuar, dhe për t’u krenuar.

Ky projekt implementohet nga Integra dhe Qendra Barabar, me mbështetjen e UNMIK-ut.