Gratë shtatzëna me koronavirus, më të rrezikuara nga forma të rënda të sëmundjes dhe lindja e parakohshme - Gazeta Express
string(104) "grate-shtatzena-me-koronavirus-me-te-rrezikuara-nga-forma-te-renda-te-semundjes-dhe-lindja-e-parakohshme"

Gratë shtatzëna me koronavirus, më të rrezikuara nga forma të rënda të sëmundjes dhe lindja e parakohshme

Gazeta Express

03/11/2020 9:40

Gratë shtatzëna të infektuara me Covid-19 kanë më shumë mundësi të sëmuren rëndë nga virusi ose të bëjnë lindje të parakohshme, sipas disa raporteve të bëra publike nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), shkruan CNN.

Megjithëse rreziku i përgjithshëm i humbjes së jetës mbetet i ulët, studiuesit e CDC zbuluan se gratë shtatzëna me koronavirus kanë më shumë mundësi të kenë nevojë për kujdes intensiv dhe ventilim sesa gratë e infektuara, por që nuk janë shtatzëna.

Lexo Edhe:

Një raport tjetër zbuloi se shkalla e lindjes së parakohshme, kur një fëmijë lind para 37 javësh të shtatzënisë, është 12.9% në mesin e grave me koronavirus, krahasuar me 10.2% në mesin e popullatës së përgjithshme./Gazeta Express