Gratë kosovare të përjashtuara nga sektori i sigurisë - Gazeta Express
string(53) "grate-kosovare-te-perjashtuara-nga-sektori-i-sigurise"

Gazeta Express

11/12/2019 12:13

Gratë kosovare të përjashtuara nga sektori i sigurisë

Gazeta Express

11/12/2019 12:13

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, ka lansuar platformën “Forumi i Gruas për Siguri”, aktivitet ky që implementohet në kuadër të projektit “Ndërtimi i Qëndrueshmërisë: Komunitetet kundër Ekstremizmit të Dhunshëm”

Kjo platformë ka për qëllim fuqizimin e grave dhe avancimin e të drejtave të tyre në sektorin e sigurisë dhe sundimit të ligjit në Kosovë dhe avokimin për adresimin e shqetësimeve dhe pakënaqësive të tyre në sektorin e sigurisë.

Lexo Edhe:

Mentor Vrajolli, drejtor i QKSS-së, tha se institucionet e Kosovës kanë avancuar sa i përket ekstremizmit të dhunshëm, duke fuqizuar dialogun ndërmjet komuniteteve religjioze.

“QKSS gjatë viteve të fundit ka qenë më aktive kundër temave të ekstremizmit të dhunshëm dhe po ashtu synojmë që ta trajtojmë këtë problematikë. Në kuadër të kësaj fushe institucionet e Kosovës kanë pasur një progres. Qëllimi është të krijojmë një kohezion më të madh shoqëror dhe fuqizimi i dialogut ndërmjet komuniteteve religjioze. Një ndër arsye se pse qytetarët e Kosovës janë radikalizuar është se institucionet e Kosovës nuk i kanë ofruar kushte për të qenë pjesë e shoqërisë”, tha ai.

Ambasadorja e Holandës Gerrie Williems tha se ky projekt fuqizon të rinjtë dhe gratë në çështjet politike. Ajo tha se përfshirja e grave në siguri ka qenë një sfidë globale, raporton Tch.

Ajo po ashtu tha se gratë në Kosovë mbesin mjaft të përjashtuara nga tregu i punësimit dhe janë të privuar nga trashëgimia familjare dhe kjo nuk është në pajtim me Kushtetutën e Kosovës.

Sipas saj gratë po luftojnë për t’i parandaluar këto barriera.

Nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, Teuta Avdimetaj, tha se përmes këtij projekti po synojnë të fuqizojnë rolin e gruas në shoqëri.