Kryetari i Istogut, Ilir Ferati që garon nga radhët e LDK-së për një tjetër mandat në krye të këtij qyteti ka vazhduar takimet me qytetarë.
Ai bashkë me disa asambleiste kanë takuar disa nga gratë e Istogut, duke thënë se janë shtylla e çdo familjeje.
“Gratë janë forca dhe shtylla e çdo familjeje. Bashkë me Ajshen dhe asambleistet tona, takuam gra të palodhura që me punën, përkushtimin dhe dashurinë e tyre e mbajnë të fortë çdo shtëpi. Faleminderit nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme”, ka thënë Ferati. /Gazeta Express