Gratë e jazzit botëror çelin ura të reja në Mitrovicë - Gazeta Express
string(58) "grate-e-jazzit-boteror-celin-ura-te-reja-ne-mitrovice-2024"

Arte

Gazeta Express

21/08/2024 11:00

Gratë e jazzit botëror çelin ura të reja në Mitrovicë

Arte

Gazeta Express

21/08/2024 11:00

Po e huazojme nje interviste nga faqja e podkastit Suzanne me Rona Nishliu, drejtore e festivalit: Mitrovica International Jazz Days që do të mbahet nga 22-24 gusht në Mitrovicë.

Mitrovica do të jetë nikoqire e festivalit ma t’madh jazz në Kosovë. Drejtoresha e festivalit Rona Nishliu gjeti pak minuta me fol me neve për programin e pasun me performuese gra sivjet.

Lexo Edhe:

Mitrovica International Jazz Days (MIJD) do të sjell do ditë me muzikë të mirë në qytetin verior të Kosovës. 

Siç e kemi thanë edhe në listën tonë të ngjarjeve javore Monday Marks, “Mitrovica është qyteti me jazz bendin e parë në Kosovë – falë menaxherave anglezë të minierave, qe kanë sjellë jazzin, pishinën e parë the fushat e para të tenisit, që para Luftës së Dytë Botërore. Edhe në dekadat e mavonshme, Mitrovica ka qenë burim i vërtetë i muzikës jazz dhe rock.” 

Rona Nishliu është një nga performueset ma të famshme të Kosovës, që pat sjellë rezultatin ma t’mirë Shqipërisë me intepretimin e saj në Eurovision. Tash e disa vjet, është e angazhume me ja sjel ndriçimin e vjetër muzikor vendlindjes së saj Mitrovicës. Si drejtoreshë e MIJD, sivjet ka sjellë një program të pasun me performuese kryesisht gra, përfshi këngëtare që kanë fituar shumë çmime Grammy. Edhepse shumë e angazhume, Rona gjeti pak kohë me folë me neve për programin the shpresat për sivjet.

Arlinda: Qysh dokët Mitrovica Jazz Days sivjet? Kush po vjen? Cilat janë lokacionet? 

Rona Nishliu: Edicioni i dytë i dedikohet grave dhe vajzave që kanë frymëzu me fuqinë, dhuntitë dhe shkëlqimin e tyre në skenën muzikore tradicionalisht të dominuar nga burrat. Vijnë Gunhild Carling – senzacioni femëror i instrumentave frymore – familje instrumentash të konsideruara kryesisht si “t’burrave”, mandej Kinga Glyk – bass prodigy – young and powerful, Francesca Tandoi – beboperja e kohëve moderne nga Italia, e shumë të tjerë, që për 3 netë, 22-24 gusht, do ta zbukurojnë qiellin e Mitrovicës. Lokacioni i koncerteve, Sheshi Mehë Uka.

Arli: Çka ki qejf me dëgju nga publiku që e viziton festivalin, si koment në rrjete sociale apo nga bisedat e njerëzve që dalin nga lokacionet e festivalit?

Rona Nishliu: Dëshira ma e madhe është me i jetu bashkarisht 3 netë super speciale, me program që në asnji qysh të Kosovës nuk është dëgju, qysh prej vitit të kaluar. Për mu personalisht, është shumë me rëndësi publiku me dëgju dhe shiju. 

Arli: Mitrovica ka traditë të jashtzakonshme të muzikës rock dhe jazz. Qysh absorbohet kjo eksperiencë mitrovicase në festival? 

Rona Nishliu: Publiku mitrovicas është jo vetëm entuziast, por edhe i informuar mirë. Kjo ka krijuar një lidhje të veçantë mes muzikantëve në skenë dhe audiencës. Kjo sinergji vitin e kaluar u krijua përmes një interaksioni të plotë dhe inteligjent, që shkoi përtej thjesht dëgjimit. Publiku reagoi ndaj nuancave më të vogla muzikore, duke mbështetë muzikantët dhe duke i nxitë ata të eksplorojnë thellësi të reja interpretative. Në momentet më komplekse të interpretimit, kur muzikantët eksploronin territore të reja artistike, publiku mitrovicas ishte tërësisht aty, i gatshëm për të ndjekë dhe përjetu çdo ndryshim dinamik dhe tonal. Ky nivel i lartë interaksioni jo vetëm që pasuroi përvojën e të dyja palëve, por gjithashtu rriti nivelin e performancës, e krijoi një përvojë tepër të veçantë. 

Arli: Me pas pare pa fund, kënd e kishe ftu në festival?

Rona Nishliu: Hmmm, Herbie Hancock, Bobby McFerrin dhe Rachelle Ferrell.