Granit Xhaka zgjidhet futbollisti më i mirë i vitit në Zvicër - Gazeta Express
string(61) "granit-xhaka-zgjidhet-futbollisti-me-i-mire-i-vitit-ne-zvicer"

Futboll

Gazeta Express

13/01/2025 22:33

Granit Xhaka zgjidhet futbollisti më i mirë i vitit në Zvicër

Futboll

Gazeta Express

13/01/2025 22:33

Viti 2024 ishte me të vërtetë i jashtëzakonshëm për Granit Xhakën.

Ylli kosovar e kaloi një vit përrallor duke e fituar titullin e kampionit dhe atë historik në Bundesligë me Bayer Leverkusenin, ndërsa i fitoi edhe Kupën e Superkupën e Gjermanisë me “Farmaceutikët”.

Lexo Edhe:

Ndër të tjera, me Kuqezinjtë shkoi deri në finale të Ligës së Evropës, ku fatkeqësisht humbi në finale nga Atalanta, shkruan “Gazeta Express”.

Gjithashtu, ish-futbollisti i Baselit, Borussia Monchengladbachut e Arsenalit bëri paraqitje fantastike edhe në Euro 2024 me Zvicrën.

E krejt këto bënë që futbollisti me prejardhje llapjane të futej në listën e gjerë të Topit të Artë, duke e shkruar historinë si futbollisti i parë shqiptar që e bën një arritje të tillë.

Ditë më parë, mesfushori kualitativ u zgjodh sportisti i vitit në Zvicër, kurse sonte Xhaka e fitoi një tjetër çmim.

32 vjecari u zgjodh futbollisti më i mirë i vitit në Zvicër dhe atë për herë të tretë radhazi. /Gazeta Express